Ka njeri që i kupton këto mesazhet e fshehta mes PS dhe...

Ka njeri që i kupton këto mesazhet e fshehta mes PS dhe LSI. I fundit niset nga Lefter Koka

103
0
Shares

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka postuar një mesazh për Ramën fill pas një proteste në Borsh kundër ministrisë së Mjedisit.
Por në status ka edhe një kod i cili përfaqëson një mesazh të sfhehtë për kryeministrin por që nuk kuptohet fare për cfarë bëhet fjalë. Një pjese e fjalisë është mjaft e frikshme pasi ka brenda shprehjen “…nuk të them cfarë të pret”.

Koalicioni qeveritar PS-LSI ka disa javë që komunikon me kode kërcënuese herë të fshehta si ky i Kokës e herë të qarta si ato të Metës.

Të dy partitë kanë qenë në koalicion, kanë vjedhur bashkë buxhetin 4 miliardësh në një vit duke hedhur në tregun public aq para sa janë hedhur në vitin 1997, një vit kur Shqipërisë nuk i punuan as doganat e as tatimet.

Statusi i Kokes

Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protesten” e banoreve te Borshit,  per pseudomarreveshjen e Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Delvine per t’iu “rrembyer” banoreve malin, pyllin & kulloten!

Ne kohen kur une si Minister Mjedisi propozova transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qellimin e vetem per t’i sjelle ato sa me prane perdoruesit tradicional e fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullaten me kete aset te vyer ekonomik, “Timonieri” habitej se si UNE kisha ne vizionin tim Decentralizimin, se si UNE kerkoja te transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit eshte Centralizimi i plote i pushteteve

Ne keto 4 vite si Minister Mjedisi kam punuar me perkushtim, qe brezat e ardhshem te jetojne ne nje mjedis te ndryshem nga ai qe trasheguam fale papergjegjshmerise per me shume se 2 dekada.

 

Ne asnje rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kesaj force politike qe ne perfaqesojme , nuk mund asesi te benim ne 4 vite qeverisje , aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes.

Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin

Ne fund, dua te te rikujtoj serish  vitin 2009, sic bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh, pasi kete here ndryshe nga atehere, nuk do te ta bej favorin te ta them c’te pret.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY