“Zgjidhja”, rrëzimi i manastirit pas tërmetit në Janinë, cfarë ndodhi në 5...

“Zgjidhja”, rrëzimi i manastirit pas tërmetit në Janinë, cfarë ndodhi në 5 muaj

119
0
Shares

Rrënimi dramatik i Manastirit të Shën Thanasit në fshatin Leshnicë të Sarandës, është shumë trishtues dhe dëshmi e papërgjegjshmërisë së autoriteteve shtetërore, sipas partisë Zgjidhja. Është e vërtetë se monumenti kulturor 400-vjeçar është dëmtuar nga tërmeti i pesë muajve më parë, plus dëmeve që ka patur në vite. Por kjo nuk e largon përgjegjësinë e plotë të Ministrisë së Kulturës. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë që në shkurt, pas tërmetit me epiqendër Janinën, por që dëmtoi edhe objekte në Shqipëri, përfshirë edhe manastirin, i dërgoi kërkesë Ministrisë së Kulturës për të mundësuar riparimin e tij. Por edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ende nuk ka asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq që Ministrja e Kulturës kandidon në Qarkun e Gjirokastrës dhe ka disa muaj që e ka shpërngulur ministrinë atje, por nuk gjen kohë të shohë një manastir të kthyer në rrënojë, sepse po merret me festivalet që tregojnë “rilindjen urbane” të Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY