Gjirokastër, ja çfarë i bëri bashkë Shqipërinë dhe Greqinë

Gjirokastër, ja çfarë i bëri bashkë Shqipërinë dhe Greqinë

97
0
Shares

Shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës dhe rajonit të Epirit zhvilluan një stërvitje të përbashkët në zonat kufitare të Koshovicës dhe Kastanjas.
Në të u përfshinë 27 efektivë, si dhe 9 automjete. Zjarrfikësit shqiptarë dhe grekë ndërhynë për të shuar zjarret e improvizuara në zona të banuara, por edhe në sipërfaqet pyjore dhe kullotat në zonën kufitare.
Stërvitja vjen ndërsa ka hyrë vera që sjell në këto zona edhe situata problematike me zjarret për shkak të temperaturave të larta, por dhe zjarrvënies së qëllimshme për hapje të tokave bujqësore.
Stërvitja u ndoq nga afër nga konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, konsulli grek në Gjirokastër, Vasilios Tolios, si dhe përfaqsues të pushtetit vendor në të dyja anët e kufirit. Dy konsujt ishin në të njëjtën linjë kur theksuan se bashkëpunimi dy palësh për parandalimin dhe ndërhyrjen në rast të zjarrjeve në stinën e verës duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera.
Palët ranë dakord për marrjen e masave të shtuara nga pushteti vendor në dy anët e kufirit sa i takon shkëmbimit të informacionit në rastet e emergjencave civile të verës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY