Burrel, shkrumbohet makina, brenda kishte dy persona

Burrel, shkrumbohet makina, brenda kishte dy persona

74
0
Shares

Një automjet është djegur plotësisht në aksin rrugor Burrel-Mat.
Polica thotë se në orën 6 të mëngjesit të sotëm është njoftuar se një makinë është përfshirë nga flakët.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip “Renault Megan “, me drejtues shtetasin A.D, 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej dhe një pasagjer, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet defekt në impiantin elektrik të mjetit.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY