Shkrumbohet organizata ndërkombëtare e drogës, mes tyre dhe shqiptarë

Shkrumbohet organizata ndërkombëtare e drogës, mes tyre dhe shqiptarë

83
0
Shares

Efektivët e policisë së “Reggio Emilia-s“ në Itali kanë shkatërruar një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Gjatë natës, janë ekzekutuar 12 urdhër-arreste ndaj shtetasve afrikano-veriorë. Dhjetë prej të arrestuarve janë dërguar në burg, ndërsa një prej tyre ndodhet nën masën e sigurisë së “arrestit shtëpiak”. Ndaj një tjetri është vendosur ndalim-qëndrimi në “Reggio Emilia”.
Hetimet kanë nisur që në dhjetor të vitit 2014 dhe kanë sjellë arrestimin e 33 personave për posedim dhe trafik droge. Mes të arrestuarve janë kryesisht afrikano-veriorë, por edhe italianë, spanjollë dhe shqiptarë, raportojnë sot mediat lokale. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 3 kuintal drogë të llojit hashash, heroinë dhe kryesisht marijuhanë.

“Modus Operandi”
Hetimi hodhi dritë mbi mënyrën e funksionit të organizatës që e kishte qendrën në komunën italiane “Reggio Emilia”. Sipas policisë italiane, organizata nuk funksiononte në mënyrë vertikale, por të gjithë bashkëpunonin për shpërndarjen e drogës.
Hashashi vinte nga Maroku, duke kaluar nga Spanja për të shkuar më pas në Itali, ku shitohej në doza të vogla. Pothuajse të gjitha dërgesat shkonin në Milano, magazinoheshin në Modena, për tu shpërndarë më pas në Reggio Emilia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY