Sqaron Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja cili është roli i Task-Forcës dhe misioni i...

Sqaron Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja cili është roli i Task-Forcës dhe misioni i saj për procesin zgjedhor

77
0
Shares

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija në cilësinë e kryesuesit të Task-Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, ka sqaruar opinionin publik se qëllimi kryesor i krijimit të Task-Forcës është koordinimi i punës ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të një procesi zgjedhor të drejtë dhe të qetë.
“Ky reagimi vjen duke marrë shkak nga keqkuptimet e krijuara ditët e fundit lidhur me rolin e Task – Forcës të krijuar me nr. 473, datë 01.06.2017 ‘Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017’, dhe në respekt të frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit institucional të domosdoshëm gjatë periudhës parazgjedhore”, sqarohet në një reagim zyrtar.
“Në këtë kontekst, Task-Forca monitoron zbatimin e rregullave ligjore në fuqi nga administrata shtetërore dhe ekzistencën e parregullsive në listat zgjedhore kurdoherë në funksion të respektimit të të drejtave të njeriut gjatë procesit zgjedhor.
Në rastet kur nga monitorimi konstatohen raste të sjelljeve apo veprimeve të kundërligjshme të cilat cenojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Task-Forca procedon me njoftimin e institucioneve kompetente ligjore për ndjekjen e mëtejshme të çështjes konformë dispozitave ligjore në fuqi”, vijon sqarimi.
Zëvendëskryeministrja, u ka bërë thirrje të punonjësve të administratës publike që të jenë në lartësinë e duhur që kjo situatë kërkon, duke përmbushur me profesionalizëm dhe paanësi detyrat funksionale që u ngarkon ligji, jashtë çdo lloj ndikimi politik.
“Zëvendëskryeministrja Mandija siguron opinionin publik se është dhe do të jetë e vendosur për të përmbushur deri në fund misionin për garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm”, mbyllet reagimi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY