Deputeti i PD rrëzon me shifra pretendimet e Ilir Metës për “Gestapon”...

Deputeti i PD rrëzon me shifra pretendimet e Ilir Metës për “Gestapon” anti-LSI

57
0
Shares

Një natë më parë, Ilir Meta e quajti Task-Forcen për zgjedhjet, si një “Gestapo” për të goditur LSI-në.
Kundër këtij pretendimi, deputeti i PD-së Genc Pollo, rrëzon me shifra tendencën për “vetëviktimizim”.
“Lexoj se Task Force-n (sa të pashmangshëm anglicizmat!) qeveritare për zgjedhjet Ilir Meta e quajti një Gestapo të motivuar për të goditur partinë e tij, LSI-në.
Pa u ndalur te krahasimi historik dukshëm i pavend le të shohim faktet: vetëm 40% e drejtorëve të shkarkuar dy javët e fundit për shkelje zgjedhore (janë gjithsej 21) vijnë nga LSI. Të tjerët janë PS. Mbase ka dhe ndonjë kokërr PDIU. A përfaqëson kjo përqindje proporcionet partiake në administratën publike (të supozuar jopolitike e meritokratike, një shaka rilindiste e hershme) apo tregon prirjet e ofiqarëve partiake e vetë partive të tyre për abuzim zgjedhor këtë nuk mund ta them.
Për më tepër që Task Forca vetëm jep rekomandime ndërsa shkarkimet janë kryer nga ministrat teknikë e drejtorët e rinj. Por nuk shoh ndonjë arsye pse të mos përfshihet aty ndonjë ministër i LSI-së si p.sh. z. Panariti ose znj. Gjosha. Mund të ketë disa anë pozitive, njëra syresh do të ishte evitimi i vetëviktimizimit”, shkruan Genc Pollo në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY