Rama e pranon dhe e pohon: Po, jam anormal!

Rama e pranon dhe e pohon: Po, jam anormal!

121
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish-zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka konsumuar një drekë me mësuesit pensionistë në qytetin e Korçës.
Gjatë bashkëbisedimit mbi problemet dhe arritjet nuk munguan as batutat. Teksa mësueset e dala në pension lavdëronin Niko Peleshin, ky i fundit është treguar modest duke thënë se djalë i mirë është veç Rama.
Por kryeministri tha se ai është problematik, ndërsa tregoi kohën kur kandidonte për kreun e bashkisë së Tiranës përballë Besnik Mustafajt dhe ky i fundit i thoshte Ramës se është anormal.
Biseda

Niko Peleshi: Djali më i mirë i Shqipërisë është Edi Rama, ne të tjerët jemi mbështetës.

Edi Rama: Jo, jo unë jam problematik, Niko është djalë i mirë. Më kujtohet koha e zgjedhjeve në vitin 2000 ku kandidoja përballë Besnik Mustafajt që u thoshte qytetarëve Rama është anormal, si do i jepni votën. Dhe unë që u thosha prandaj duhet të më jepni votën se jam anormal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY