EMRI & FOTO/ Mori 5 milionë lekë për një certifikatë, kandidatit të...

EMRI & FOTO/ Mori 5 milionë lekë për një certifikatë, kandidatit të PS në Lezhë i zënë pritë dhe i prishin mitingun

166
0
Shares

Një tjetër denoncim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai akuzon kandidatin për deputet të Partisë Socialiste Gjetan Gjetani, i renditur i treti në listë se i ka marrë 5 mln lekë për certifikatën e verdhë një fshatari.
Ka qenë qytetari dixhital ai që e ka informuar Berishës, duke thënë se për këto para, kandidatit për deputet i kanë zënë pritë në fshatin Mali i Bardhë dhe nuk e kanë lënë të kalojë duke i prishur takimin elektoral.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Narko-kandidati nuk pranohet në fshatin Mali i Bardhe!
Ai ndëshkohet për korrupsionin e tij!
Qytetari dixhital denoncon:
Narko-Kandidatin e Lezhës, Gjetan Gjetani, një fshatar, të cilit i kishte marrë 5 milionë lekë për t’i dhënë certifikatën e verdhë, i zënë rrugën tek shkonte në takim elektoral në fshatin Mali i Bardhë. Takimi u anulua!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Z. Berisha para 3 ditësh kandidati i PS Gjetan Gjetani në qarkun Lezhë kishte takim në fshatin Mal-Bardhë të Kurbinit, por dikush nga fshati ju zuri rrugën dhe nuk i lejoi të hynin në fshat; ai i kërkoi kandidatit 5 milionë lekët që i kishte marrë për t’i dhënë certifikatën e verdhë. Pas shumë debatesh takimi u anulua. Respekte z.Berisha”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY