Përleshje tjetër mes militantëve të PS-së e LSI-së, ja kush e nxiti...

Përleshje tjetër mes militantëve të PS-së e LSI-së, ja kush e nxiti dhe ku ndodhi

78
0
Shares
Foto Ilustruese

Përleshjet mes militantëve të PS-së dhe LSI-së duket se janë duke u kthyer në të përditshme. Pas asaj të ndodhur në Kuçovë, një tjetër sherr ka ndodhur në Akërni të Vlorës.
Këtë herë ka qenë ministri Damian Gjiknuri që ka nxitur sherrin mes militantëve. Ai ka bërë thirrje që asnjë votë të mos shkojë për LSI-në, që të zhduket si forcë politike, por kjo ka sjellë dhe reagimin e disa simpatizantëve të LSI-së të ndodhur aty.
Ata i janë drejtuar fillimisht Gjiknurit dhe më pas janë përleshur me njerëzit e ministrit të Energjetikës, i cili është edhe kryesuesi i listës së Vlorës.
Simpatizantët e LSI-së kanë akuzuar Gjiknurin se po kërkon të fusë banorët e fshatit në vëllavrasje vetëm për çështje politike.
Gjithsesi, ministri nuk është prekur nga banorët dhe është larguar pas tensionimit të situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY