Gazetari i njohur ia dhj*t sheshin Erion Veliajt: Ku i ke pasur...

Gazetari i njohur ia dhj*t sheshin Erion Veliajt: Ku i ke pasur sytë në b*th?!

199
0
Shares

“Asnjë qytet europian nuk ka për simbol një shesh me makina!”.
Kështu do të shprehej kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbrojtur projektin e ri të Sheshit “Skënderbej”. Mes komenteve të shumta në rrjetet  sociale dhe ironive me atë “pjatë të nxehtë” në qendër të Tiranës veçojmë komentin e gazetarit të ABC News Endri Xhafo.
Ai e ka sfiduar kryebashkiakun Veliaj me të tjerë sheshe evropiane të lejuar për qarkullim makinash.

“Meqë është hapur kjo loja krahasuese me fotot e shesheve europiane, nga lart poshtë, nga e majta në të djathtë:

1) Place de l’Etoile (Paris),

2) Place de la Nation (Paris),

3) Place de la Bastille (Paris),

4) Place de la Concorde (Paris),

5) Place Clichy (Paris),

6) Plaza de Cibeles (Madrid),

7) Piazza Venezia (Romë),

8) Place de la République (Paris),

9) Sheshi Skënderbej (Tiranë/përpara ndryshimit).

Nuk ka nevojë të jesh as arkitekt, as gjitholog! Mjafton t’i kesh sytë në ballë dhe jo në bythë për të parë se specifika e shesheve përcakton përdorimin e tij. Të gjithë këta sheshe kanë të njëjtën specifikë si emërues të përbashkët: janë nyje ku konvergojnë arterie kryesore qarkullimi! Madje sheshi i Republikës ngjan si dy pika uji me sheshin Skënderbej. Ne papritur vendosim që sheshin Skënderbej ta bëjmë vetëm pedonal. Kur ka hapësirë të mjaftueshme për të bashkëjetuar automjetet dhe këmbësorët. Vetëm nëse sheshi do rrethohet me kulla, çka i bie pastaj që të mos jetë më sheshi kryesor i kryeqyetit, por oborri i brendshëm i kullave të qendrës! Në çdo rast, të dhjefsha mu në shesh, kur ia plas shpirtin në trafik një kryeqyeti të tërë!”, shkruan Xhafaj në rrjetet sociale.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY