Ministri Demiraj bën bilancin: Në 18 ditë u sekuestruan mbi 4 ton...

Ministri Demiraj bën bilancin: Në 18 ditë u sekuestruan mbi 4 ton kanabis

74
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij që prej marrjes së detyrës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Demiraj thotë se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar  80 doza heroinë.
Ministri Demiraj thotë se janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.
Ministri thotë se po vazhdon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.
“Lufte pa kompromis kunder kanabisit dhe perdorimit te parave te droges ne fushaten elektorale. Ministria e Puneve te Brendshme dhe Policia e Shtetit eshte e angazhuar te zbatoje ligjin dhe misionin kushtetues. Te vendosur te bejme dallimin”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY