DRENICA QELIA/ Konflikt, pa konflikt programesh

DRENICA QELIA/ Konflikt, pa konflikt programesh

450
0
Shares
Drenica Qelia

Asnjëherë konflikt nuk është quajtur kur dikush zihet me veten. Edhe forcat politike në Shqipëri po zihen me veten dhe nuk po prodhojnë atë konfliktin pozitiv të ideve që kërkojnë, marrin ose shtojnë mbështetje. Akuzat e secilit krah politik tashmë të bëra çorbë pas një marrëveshje akoma të paqartë nuk dalin nga personalja dhe vizualja.
Asnjë problem serioz nuk është trajtuar as nga drejtuesit politikë të partive as nga specialistët mediatikë të sponsorizuar dhe as nga kandidatë anonime apo të zhdërvjellët në biznes që janë caktuar me laps e gomë nga krerët e partive politike.
Asnjë problem ekonomik nuk po duket në tapetin e debatit. Asnjë problem social nuk po shikon dritën e diellit tonë politik.
Asnjë problem apo ide për zgjidhjen e katrahurës së hashashit që ka nisur sërish të kultivohet lirshëm në të gjithë vendin.
Asnjë lloj debati për platformën për shëndetësinë falas apo me lekë vetëm të jetë cilësore dhe në shërbim të qytetarëve.
Asnjë platformë për marrëdhëniet ndërkombëtare apo të marrëdhënieve me fqinjët.
Asnjë strategji për integrimin apo për realizimin e reformës së shumëpërfolur në drejtësi qe po na “çliruaka” nga mos drejtësia e na sillka drejtësinë e munguar për qytetarët  shqiptarë.
Vetëm akuza boshe për veshje e ç’veshje, për heqje nga puna e për marrje në punë për kulisa e pabesi njerëzore, por asgjë që tu shërbejë shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY