Presidenti i zgjedhur Meta flet si kryetar i LSI, i zemëruar akuzon...

Presidenti i zgjedhur Meta flet si kryetar i LSI, i zemëruar akuzon Ramën e Bashën

87
0
Shares

Ish-kryetari i LSI-së dhe Presidenti i zgjedhur është shprehur sonte se nuk ka shkelur Kushtetutën për pjesëmarrjen në fushatë.
Meta këtë deklaratë e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, ndërsa shtoi se nëse është shkelur Kushtetua, Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet sonte dhe të më shkarkojë.
Ndërsa gazetari Fevziu i përmendi trimërinë, Meta tha, “Unë trim kam lindur nuk jam bërë”.
“Nga 24 korriku populli shqiptar do të më gjykojë dhe vlerësojë se si po sillem për përgjegjësitë që ka Presidenti i Republikës. Unë nuk kam kërkuar dhe as kisha planifikuar të zgjidhesha President i Republikës. U zgjodha për shkak të krizës”, tha Meta.
Ish-kryetari i LSI-së Ilir Meta  bërë disa deklarata të forta duke thënë se Shqipëria e ka në rrezik demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
“Këta dy individ e kanë bërë një pakt në mënyrë të errët”.
Ai u shpreh më tej se Rama mund të mos ishte bërë kurrë kryeministër pa ndihmën e LSI-së.
Meta tha se Rama ka thënë dhe bërë shumë veprime negative ndaj LSI-së. “Rama falë LSI-së është bërë kryeministër, se mund të mos ishte bërë kurrë me ato që ka thënë dhe ka bërë ndaj LSI- së”, është shprehur Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY