Basha: Diçka e madhe po ndodh anë e mbanë vendit

Basha: Diçka e madhe po ndodh anë e mbanë vendit

82
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kombinati ka folur për diçka të madhe që po vjen, ndërsa pohoi se Republika e re po jetësohet. Ai theksoi se sheshet e qyteteve të Shqipërisë janë mbushur plotë në takimet elektorale që mban PD-ja.
“Diçka e madhe po ndodh anë e mbanë vendit. Sot u ktheva nga Elbasani, paradite isha në Korçë. Sheshet e republikës së re po mbushen plotë. Momenti për t’i dhënë fund qeverisë së vjetër erdhi. Shqipëria u është mirënjohës atyre burrave dhe grave, që nga dhjetori ’90 dhe sot ku sprapsën Republikë e vjetër, rrëzuan gjysmën e kabinetit të krimit. Do çojmë dhjetëra zyrtarë për ndjekje penale. Detyruam republikën e vjetër që të firmos kapitullimin e saj. Detyruam republikën e vjetër të nënshkruajë në 18 maj fundin e saj”, pohoi ai.
Mes të tjerash Basha tha se takimi në Kombinat ishte i fundit i hapjes së fushatës, duke e cilësuar këtë zonë si ‘qershia mbi tortë’.
“Kushtetuta e re e Republikës së re do jete akti i pare i lëvizjes popullore qe filloi ne 18 shkurt. Për here te pare ne 27 vite si ne çdo vend europian nuk do jene politikanet qe do kenë ne dore qytetaret por populli do këtë ne dore politikanet, bashkiakët. Kjo do jete hera e fundit qe deputetet nuk burojnë nga gjykimi juaj. Nëse ata pasi vijnë ne pushtet nuk mbajnë premtimet do keni mundësinë ti shkarkoni sipas modelit europian. Do themelojmë Republikën e vërtetë të njerëzve të thjeshte. Numri 6 përfaqëson shumë më shumë sesa koalicioni opozitar. Përfaqëson kauzën qytetare të Republikës se Re ”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY