Drejtorët e institucioneve që menaxhon Partia Socialiste në Durrës kërcënojnë punëtorët me bukën e gojës. Si asnjëherë më parë, kjo fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 po zhvillohet shumë, shumë e ashpër dhe pa rregulla loje.
Në audio-regjistrimin, Pasha, i cili është simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon llogari shefit të tij përse i ka ndërprerë rrogën mujore. Përgjigjja e kreut të klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka ishte: sepse po punon për LSI-në.
BISEDA
Kreshnik Leka-Alo.
Ilmi Pasha-Alo, jam Ili.
Kreshnik Leka-Po, hë çfarë do.
Ilmi Pasha-Ky është numri im i ri.
Kreshnik Leka-Ok, po ta regjistroj numrin.
Ilmi Pasha-E mirë regjistroje numrin, por më vjen çudi pse më ke hequr rrogën o vëlla, se s’ka arsye.
Kreshnik Leka-Nuk ta kam heq rrogën, do ta heq të thash po të pash më aty (LSI).
Ilmi Pasha-Po më pe ku?!
Kreshnik Leka-Akoma tani ti. Të kam parë tek zyrat e LSi-së, përballë me ëmbëltoren, “Pastiçeri Elena”.
Ilmi Pasha-Edhe për këtë arsye do të më heqësh rrogën?!
Kreshnik Leka-Nuk dua të të shikoj fare tek LSI-ja.
Ilmi Pasha-Po për çfarë arsye, se nuk e kuptoj?
Kreshnik Leka-Se mos po më regjistrojnë telefonatën. Ndoshta të ka shkuar mëndja me e rregjistru bisedën.
Ilmi Pasha-Po jo mo vëlla. Mua më duket çudi, se unë kam 11 vjet në sport dhe ti më thua se do të heq rrogën pse të kam parë tek zyrat e LSI-së.
Kreshnik Leka-Nuk ta kam heq rrogën po hë, do të marr në telefon të flasim pasdite.
Ilmi Pasha-Ok. Në rregull.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/