Presidenti Bujar Nishani shtroi darkë Iftari me rastin e Muajit të Madhërishëm...

Presidenti Bujar Nishani shtroi darkë Iftari me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit

69
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani shtruan një darkë iftari në Pallatin e Brigadave, me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Të pranishëm në këtë Iftar ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, drejtues e besimtarë të shumtë myslimanë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet Loreta Aliko, teologë, krerë e përfaqësues të bashkësive fetare shqiptare, etj.

Pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tyre në këtë darkë Iftari, Presidenti Nishani u uroi nga zemra besimtarëve shqiptarë kudo ku janë në këtë Muaj të Shenjtë të Ramazanit, një agjërim sa më të lehtë: “që kjo periudhë, kjo sakrificë e përkushtim t’u kthehet në mirësi, në forcë e në kthjelltësi të mendjes e të shpirtit, në respekt për të afërmit, për komunitetin, për vendin tonë si dhe për të gjithë popullin shqiptar”.

“Nga pozicioni i Kryetarit të Shtetit është kënaqësi në këtë darkë Iftari të shpreh respektin maksimal personal dhe atë institucional për të gjithë anëtarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe besimtarët për gjithçka kanë bërë në interesin e familjeve të tyre, të vendit, të kombit tonë.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit vlerësoi personalisht dhe institucionalisht sakrificat që besimtarët myslimanë shqiptarë bëjnë gjatë ditëve të shenjta të Ramazanit, duke nënvizuar: “vlerësimin tim për këtë akt që demonstron në mënyrën më të drejtëpërdrejtë e njerëzore së pari dimensionin e sakrificës, të forcës përmes sakrificës, dimensionin e disiplinës përmes përkushtimit, dhe përmes përkushtimit atë të përuljes e atë të respektit, e nëpërmjet respektit dimensionin e vendosmërisë, me anë të vendosmërisë shfaqni vullnetin e dëshirën, si tregues të forcës së besimit. Të gjitha këto bashkë jam i bindur se besimtarët myslimanë i tregojnë e i përcjellin si vlera të besimit te i Plotfuqishmi, te mirësia, te vlerat dhe parimet më të mira njerëzore dhe emancipuese që duhet t’i përçoni gjatë gjithë jetës për të kontribuar e dëshmuar se i zotëroni dhe i rrezatoni këto vlera e parime dhe i mbartni ato me dinjitet në shoqëri tonë”.

Presidenti Nishani gjatë fjalës së Tij çmoi lart rolin dhe kontributetet historike të Komunitetit Mysliman Shqiptar e të udhëheqësve të tij fetarë e shpirtërorë si atdhetarë e patriotë, si përçues të emancipimit kulturor e shpirtëror të shqiptarëve që kanë mbajtur gjithmonë gjallë duke evidentuar harmoninë, respektin reciprok dhe bashkëjetesën fetare në vendin tonë. Të gjitha këto shpalosin vlerën e humanizmit e të forcës së besimit për t’i shërbyer të mirës e për të luftuar ngahera të ligën e të keqen, theksoi Presidenti i Republikës duke u uruar edhe një herë mbarë besimtarëve myslimanë shqiptarë një agjërim sa më të lehtë e të mbarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY