Luzhiana Abazi, kunata e të ndjerit Sokol Baraj ka bërë “share” komentin e Kasatriot Myftarajt i cili thotë se Baraj nuk ka vdekur në mënyrë natyrale por është vrarë nga mafia e Albcontrol, e drejtuar nga Belinda Balluku, shkruan shuplaka.al.
Luzhjana Abazi është shprehur e mërzitur nga lajmi duke lënë të kutphet se edhe familja mund të ketë të njëjtat dyshime.
Aludimet e Myftarajt:
Me rastin e vdekjes së Sokol Barajt, të gjitha gazetat, televizionet, portalet si me urdhër dhanë lajmin e përgatitur nga zyra e Endri Fugës (drejtorit të Komunikimit në Kryeministri) dhe të shpërndarë fillimisht nga Radio Televizioni Publik, ku përshkruhej karriera e Sokol Barajt në të kaluarën, si zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk thuhej asgjë se ku ishte me punë i ndjeri në kohën kur vdiq.
Sokol Baraj ishte me detyrë drejtor i sigurisë në Albcontrol, kompaninë publike që menaxhon dhe kontrollon trafikun ajror në Shqipëri. Dhjetë ditë para vdekjes Sokoli ishte pezulluar nga puna prej Drejtoreshës së kompanisë, Belinda Ballukut, një nga drejtoreshat tip manikine politike e “Rilindjes” pink, që mendon se kompania që drejton ka si qëllim funksional të shërbejë si kredit kartë e artë për të personalisht, dhe në këmbim drejtoresha do të garantojë që kompania do të kryejë misionin e jashtëligjshëm për të cilin iu nevojitet njerëzve të dërguar nga shefi i madh (Kryeministri), dhe për të cilat punë ajo nuk ka dëshirë dhe kureshtje të dijë shumë.
Sokol Baraj, si profesionist, ishte krejtësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë e lartë që kishte në vendin e tij të punës. Duke qenë i çertifikuar nga shërbimet inteligjente partnere gjatë veprimtarisë së tij të mëparshme, ai ishte një njeri që konsiderohej si garant në atë kompani ku tashmë profesionalizmi është kompromentuar me ngjyrë “rilindase” pink, nga bartësit e së cilës partnerët tanë ndërkombëtarë tashmë janë mësuar të presin të papritura anekdotike. Sokoli ishte i majtë, por jo pink. Kishte mbajtur shumë poste të lartë në kohë pak a shumë kaotike, në të cilat njeriu mund të bënte lehtë pasuri të madhe duke shpërdoruar detyrën, por nuk ishte i pasur. Sokoli as e imagjinonte në vitet kur kishte qenë zyrtar i lartë, se mund të shpërdorej me detyrën shtetërore kështu siç bënin “rilindasit” pink.
Sokoli ndoshta ka qenë i detyruar të bëjë kompromise për të ruajtur vendin e punës në Albcontrol, se ai kishte nevojë për pagën që merrte atje. Por kur dy javë para vdekjes, drejtoreshë Belinda i kërkoi që të ndërhynte në serverin e kompanisë, për të fshirë pamjet televizive të një incidenti shumë të rëndë me një kontrollor ajror të cilit i bëhej presion në vendin e punës (një gjë rreptësisht e ndaluar nga rregullorja), Sokoli kundërshtoi kategorikisht. E mësuar që të mos i kundërshtohet urdhëri, qoftë edhe i kundërligjshëm, drejtoreshë Belinda, ish kukulla e komanduar me fije e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, e pezulloi nga detyra z. Baraj. Kuptohet se ky ishte hapi i parë drejt shkarkimit nga detyra, nëse i pezulluari nuk tërhiqej dhe kthehej i bindur si puthador i drejtoreshës së përgjithshme.
Një njeri si Sokoli nuk mund të nënshtrohej kështu. Ai kohët e fundit kishte dyshime se ishin bërë ndërhyrje në server, pa njohurinë e tij, nga vartësit e tij, me urdhër të drejtoreshës. Prandaj ai i mori masa duke bërë që praktikisht të mos mund të ndërhyhej dot në server pa dijeninë e tij. Kështu Sokoli hyri në rrugën e konfliktit të pashmangshëm me drejtoreshën për të cilën serveri i kompanisë ishte diçka si kanal personal në Youtube.
U tha se Sokoli vdiq nga infarkti i miokardit. Çudi që këtij njeriu 53 vjeçar i cili gjatë jetës së tij kishte qenë ushtruar shumë fizikisht, edhe për shkak të punës që bënte, por edhe si pasion, t’ i shfaqej kështu papritur kjo sëmundje, pikërisht pas konfliktit me drejtoreshë Belindën. Zemra e Sokolit ndaloi vërtet, por jo nga infarkti, por se ai shkeli nepërkën në bisht, siç thonë në Kuç të Labërisë, nga ku e kishte origjinën Sokoli.
Sokoli vdiq sepse ai dinte shumë, mund të zbulonte shumë gjëra të padëshiruara, dhe ishte i vendosur ta bënte këtë gjë. Sokoli vdiq, i vrarë nga mafia e Albcontrol.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/