Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur paraditen e sotme në Valbonë.
Një vajzë që sipas dëshmitarëve është nga Tropoja hodhi makinën që po drejtonte, tip Audi RS 7 në lumin Valbonë. Automjeti ishte me targa zviceriane dhe dëshmitarët shprehen se makina ishte e marrë me qira (leasing) dhe ka qenë vetë vajza e cila me dëshirën dhe ndërgjegjien e saj e ka futur në lumë për ta testuar,-raporton JOQ.
Madje sipas informacioneve të ardhura pranë redaksisë sonë, mësohet se makina ka qenë e marrë me qira nga një kompani dhe jo nga vetë vajza.
Në vijim keni shumë foto nga vendngjarja si dhe videon e momentit kur makina e shtrenjtë nxirret nga lumi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/