KONFIRMOHET/ Vlorë, Sheshi i Flamurit i jepet “me koncesion” PS për dy...

KONFIRMOHET/ Vlorë, Sheshi i Flamurit i jepet “me koncesion” PS për dy muaj

671
0
Shares

Përgjigjen që i dha Bashkia LSI-së për Sheshin e Flamurit e përforcoi sot nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musa. Ai pohoi për mediat se është e vërtetë që Sheshi i Flamurit i është dhënë në përdorim Partisë Socialiste këto dy muaj dhe se asnjë parti tjetër nuk mund të zhvillojë mitingje apo aktivitete aty.
Musa i tha gazetarëve se kërkesa e PS ishte bërë që në prill.
Dritan Leli nuk mund t’i thoshte “jo” forcës politike që e bëri kryetar bashkie, pa asnjë ditë eksperiencë në politikë.
Është e paqartë se në çfarë ligji bazohet vendimi për t’ia dhënë Partisë Socialiste këtë hapësirë publike. Një vendim i tillë nuk është marrë në asnjë qytet tjetër. Për herë të parë ndodh edhe në Vlorë.
Në takimet që zhvilloi në këtë qytet, Edi Rama tha se Ismail Qemali vetë, po të ishte gjallë, do t’i këshillonte vlonjatët të votonin për PS. Ndoshta nisur nga këto deklarata haluçinante mund të shpjegohet edhe logjika e Dritan Lelit për t’ia kaluar në pronësi këto dy muaj partisë së tij Sheshin e Flamurit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY