Basha në Elbasan në “Ditën e Verës”, biseda më shitësin e mjaltit

Basha në Elbasan në “Ditën e Verës”, biseda më shitësin e mjaltit

56
0
Shares

Kreu i opozitës, Lulzim Basha festoi sot paradite në qytetin e Elbasanit ndërsa u kujtoi qytetarëve atje se ishte personi që premtoi rrugën Elbasan Tiranë dhe PD e bëri realitet në pjesën më të madhe të saj. Në një dalje për media ai u shpreh se: “Nuk do te merrem me broçkullat e qeverisë se eshte Dita e Veres, ju uroj te gjithe shqiptareve gezuar. Uroj qe te behen sa me shume vepra te mira sikur dhe ndertimi i rruges se Elbasanit” tha Basha.

Gjatë një vizite në panairin që bëhet çdo vit në Elbasan, Basha, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, nuk i kurseu batutat. Në një bashkëbisedim me një tregtar mjalti, kreu i PD-së pyeti: “A pati prodhim sivjet apo hashashi bëri të veten”. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e tregtarit i cili iu drejtua duke thënë se: ‘Bleta e zgjedh lulen kur kullot’.

Më herët ai uroi shqiptarët, ndërsa u shpreh optimist për faktin se sipas tij kohë më të mira po vijnë për Shqipërinë. “Dita e Verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë”, theksohet në urimin e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY