Itali, grabisnin vila, karabinierët burgosin 10 skiftera laçjanë

Itali, grabisnin vila, karabinierët burgosin 10 skiftera laçjanë

239
0
Shares

Karabinierët kanë zbuluar një bandë të rinjsh shqiptarë të cilët akuzohen se kanë kryer rreth 50 grabitje.
Gjatë operacionit, policia ka arrestuar 10 të rinj, pjesa më e madhe nga Laçi të moshave nga 17-22 vjeç.
Sipas prokurorit Sergio Dini, grupi ishte i ndarë në 3-4 persona dhe kryente grabitjet kryesisht në zonën Bassanello, ndërsa plaçkitnin 2-3 shtëpi në ditë. Pjesa më e madhe e adoleshentëve kishin ardhur para 5 vitesh pa familjet e tyre duke u paraqitur si minorenë, njofton Corriere.
Shërbimet sociale në Padova i kishin strehuar në qendra sociale deri sa të arrinin moshën 18 vjeç. Në krye të grupit ishin shqiptarët Mateus Delilaj, 21 vjeç me pseudonimin Tuci dhe Ibrahim Sokoli 18 vjeç që thirrej me pseudonimin Ibo.
Ata vepronin kryesisht gjatë natës dhe synonin objektet me vlerë të cilat më pas i shisnin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY