Elbasan, aksident i trefishtë, raportohen dy të plagosur

Elbasan, aksident i trefishtë, raportohen dy të plagosur

87
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Muhamet Dylgjeri, 29 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “B.M.W” me targa AA 393 JN, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur me mjetin motorçikletë tip “Honda” pa targa drejtuar nga shtetasi H.S, 62 vjeç banues në Elbasan dhe më pas është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 792 KG drejtuar nga shtetasi A,B, 29 vjeç banues në Elbasan.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës dhe pasagjerja e mjetit “Ford” shtetasja E.B, 24 vjeçe banuese në Elbasan. Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për
jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY