FOTO/ Vlorë, operacion masiv antidrogë, asgjësohen 3515 rrënjë kanabis, në pranga 63...

FOTO/ Vlorë, operacion masiv antidrogë, asgjësohen 3515 rrënjë kanabis, në pranga 63 vjeçari

117
0
Shares

ijon operacioni antidrogë në zonën e Vlorës, nga forat ajrore, tokësore dhe detare në bashkëpunim.
Në kuadër të një kontrolli masiv të ushtruar nga forcat përkatëse janë sekuestruar 3515 rrënjë bimë narkotike në fshatrat Kallarat, Treblovë dhe Kotë, si dhe 19.7 kg kanabis në banesën e një shtetasi.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 07.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, vijon planin e masave për kontrollet e
territoreve në shkallë qarku me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe
parandalimin dhe goditjen e prodhimit apo shitjes së lëndës narkotike.
Në vijim të këtyre kontrolleve të kryera, ka rezultuar se:
• Gjatë kontrollit të ushtruar përreth një banese të banueshme në fshatin Kallarat, janë gjetur të
kultivuara 106 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, ngjitur me banesën janë gjetur 2 thasë me thurje brenda të cilëve përmbanin
lëtjeraarkotike me peshë prej 19.7 kilogramë, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Resul Ismailaj, 63
vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.
• Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh” janë gjetur
4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatësi 30-
100 cm.
Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të
ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.
• Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike
5 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Materialet janë referuar në Prokurori:
– për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”,
nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Resul Ismailaj.
– për “Vlerësim juridik”, për dy rastet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY