SONDAZHI/IPR Marketing –Elbasan: Ja sa mandate parashikohen për PS, PD ,...

SONDAZHI/IPR Marketing –Elbasan: Ja sa mandate parashikohen për PS, PD , LSI, LIBRA dhe PDIU

290
0
Shares

Nëse qytetarët e Elbasanit do të votonin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave.

Rezultatet e sondazhit të publikuar mbrëmjen e sotme në Tonight Ilva Tare nga Ora Neës dhe IPR Marketing e nxjerrin këtë parti me një rritje edhe nga 2013 ku kishte marrë 43.3%. E përthyer në numër mandatesh, PS merr 7 deputetë në Elbasan.

Ndërkohë Partia Demokratike pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh.

LSI shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013. Merr 1-2 mandate deputetësh. Rënie ka dhe PDIU që ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013. Lufton për një mandat deputeti.

Edhe LIBRA e Blushit ka pritshmëri në këtë qark, ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat.

Rënie ka Partia Republikane, nga 3.6% të votave që ka marrë në 2013 në këtë sondazh merr vetëm 1% të votave, duke mos kaluar pragun elektoral.

Poshtë pragut pozicionohen të gjitha partitë e tjera elektorale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY