IPR Marketing/ Parashimet për Fierin dhe Durrësin, sa merr PD, PS, LSI,...

IPR Marketing/ Parashimet për Fierin dhe Durrësin, sa merr PD, PS, LSI, PDIU, Libra

167
0
Shares

Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e dytë për zgjedhjet e 25 qershorit kësaj here për tre qarqe: Durrës, Fier dhe Elbasan.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Ne Fier sipas orientimit te votes,  PS mund të marrë 9- 10 mandate,  PD  4-5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë nje mandat ose asnje. Ne Fier 12. 5 % jane të pavendosurit.

Nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark.

Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%.

Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

 

Ndërsa në qarkun Durrës sipas orientimit të votës: PS merr 6 mandate,  PD  5 mandate, LSI 1-2 mandate.  LIBRA e PDIU mund të fitojnë 0- 1 mandat.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY