Deputeti i LSI-së reagon ndaj Policisë së Shtetit, u akuzua për korrupsion...

Deputeti i LSI-së reagon ndaj Policisë së Shtetit, u akuzua për korrupsion aktiv në zgjedhje

89
0
Shares
Gledion Rehovica

Deputeti i LSI-së ne Berat, Gledion Rehovica deklaroi sonte në një miting elektoral ën Berat se procesi hetimor i nisur ndaj tij për blerje votash është i ngritur mbi shpifje.

“Jam akuzuar për shitje-blerje votash e kudo unë me radhë. LSI nuk ka nevojë të blejë vota. Votat e LSI janë këtu. LSI e mbështet i gjithë qarku i Beratit. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që duan t’i prishin imazhin LSI-së me shpifje: ne jemi këtu, LSI nuk trembet. Në 2009 kemi pasur rreth 9000 vota, në 2013 rreth 22 mijë vota dhe kjo rritje i ka trembur të gjitha forcat politike”, tha Rehovica.

Dy ditë më parë Krimi ekonomik si dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit kanë nisur procedimin penal për drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit i cili akuzohet se në bashkëpunim me disa punonjës të spitalit të Beratit dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovica kanë konsumuar veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY