Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar një video, nëpërmjet së cilës bën krahasime mes investimeve të qeverisë “Rama”, dhe asaj çka mund të ishte bërë me gjithë ato shpenzime.
Krahasimi i parë bëhet me shpenzimet e stadiumit “Loro Boriçi.
Tregohet 12 milion eurot që u investuan për rikonstruktim, mund të kishin hapur 37 mijë vende të reja pune.
Krahasimi i dytë bëhet për investimet në pllakat e shesheve të ndërtuara nga qeveria “Rama”.
400 milion euro të shpenzuara për pllaka mund të kishin shkuar për ndërtimin e 50 spitaleve të reja.
Më pas tregohet se sot marrin fonde vetëm 47 subjekte, ndërkohë që më parë subvencionoheshin 20 mijë fermerë.
Në videon e “Prioriteteve të gabuara”, vihet theksi edhe te shtrenjtimi i energjisë, nga 9.24 kë/h në 11.4 kë/h, për 75% të familjeve shqiptare.
Prioriteti i fundit i gabuar është investimi prej 400 milion eurosh për sheshe, ndërkohë që me kaq fonde mund të ishin ndërtuar rreth 270 shkolla.
www.Prioritetet-e-Gabuara.com
Posted by Lulzim Basha on 07.06.2017
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/