EMRI/ Devoll, e masakruan për pazaret e drogës, kapet autori i dytë

EMRI/ Devoll, e masakruan për pazaret e drogës, kapet autori i dytë

125
0
Shares
Vendi i ngjarjes

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në fshatin Braçanj të rrethit të Devollit, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, një tjetër person është arrestuar, pasi dyshohet si autor në këtë krim, shkruan “Panorama”.

Spiro Xholli, 50 vjeç, banues në Elbasan, u arrestua në momentin që po hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës. 50-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Korçës me vendim të datës 22 maj caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Spiro Xholli në bashkëpunim me shtetasin David Myrte (i arrestuar më datë 19 mars), pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të kenë vrarë me paramendim shtetasin Zarif Alliun, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur shtetasin Mendar Burnazin, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

 

Ngjarja

Ngjarja ndodhi më datë 18 mars në fshatin Braçanj, Devoll, ku në bazë të hetimeve gjithçka kishte ardhur nga prishja e pazareve të drogës. Si autor të vrasjes akuzohen David Myrte dhe Spiro Xholli. Pasi Gjykata e Faktit në Korçë la në masën e sigurisë arrest me burg 25-vjeçarin David Myrte edhe Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim për të.

Sherri barbar me mjete të forta, i cili përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë, u zbardh brenda 24 orëve nga policia dhe David Myrte u akuzua si personi përgjegjës për vrasjen e Zarif Alliut me mjete të forta, si dhe plagosjen e Mendar Burnazit. Por edhe pse 25-vjeçari u la në masën e sigurisë arrest me burg pas dëshmisë së dhënë nga njëri prej personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes, ai refuzoi të kishte lidhje me këtë krim, ndërsa duket se hetimi ndaj tij vazhdon.

 

Hetimet

Sipas akuzës, David Myrte, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj, është autori i ngjarjes, kurse në burg përfundoi edhe i plagosuri Mendar Burnazi, i cili është përpjekur të fshehë rrethanat e ngjarjes duke u akuzuar për deklarim të rremë.

Mbrëmjen e 18 marsit Mendar Burnazi, Zarif Alliu dhe D. Sh., sipas të dhënave fillestare, ishin nisur drejt shtegut klandestin në këtë zonë, por u sulmuan nga një grup personash të cilët i kanë goditur me dru, duke i masakruar.

Ndërkaq, pritet dalja e ekspertizës së elementeve të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes si bishtat e cigares, bidonët e ujit, copa prej druri, që dyshohet të jetë dhe arma e krimit, por këto janë dërguar në Tiranë dhe do të verifikohet nëse ka gjurmë të përputhshme të ADN-së, të cilat do të çonin në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe provave të krimit.

 

 

Babai: Djemtë janë binjakë

David Myrte

Rami Myrte, babai i të akuzuarit, thotë se dy djemtë e tij janë binjakë dhe është e vështirë për t’i dalluar. Me këtë argument ai hedh poshtë dëshminë e Daniel Tolës që çoi në zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e djalit të tij, David Myrte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY