VIDEO/ Bllokohen drogë, armë e municione, në pranga tre punonjës të administratës

VIDEO/ Bllokohen drogë, armë e municione, në pranga tre punonjës të administratës

120
0
Shares

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit dje, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale…

– 1 armë zjarri automatik model 56

– 2 krehra

– 50 fishekë

– 55 kapsolla detonatori

– 20 kallëpe tritoli

– 15 copë granata

– 2 kutia metalike të mbyllura me ndezës granate.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.

Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit:

– F. J., 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël – Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë.

– B. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras.

– T. N., 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY