Vrau kushëririn që e shau nga gruaja, ja vendimi i gjykatës për...

Vrau kushëririn që e shau nga gruaja, ja vendimi i gjykatës për Denis Zakën

92
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet burg Denis Zakën.
Zaka vrau kushëririn e tij, Vladimir Murrizin në Greqi për motive banale.
Një seancë më parë Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Denis Zakan.
I arrestuari, 27-vjeçar nga Lushnja, akuzohet për vrasjen e djalit të hallës së tij në Greqi gushtin e vitin e kaluar. Zaka ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe pritet t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 35 vite burg.
Denis Zaka u prangos në Fier verën e kaluar pas denoncimit në policinë e Fierit të babait të Vladimir Murrizit se i biri ishte vrarë në Greqi. Autori i krimit u kishte thënë familjarëve të viktimës se atë e kishin vrarë gjatë grabitjes së një korrëseje bari.
Policia mori në pyetjes 27-vjeçarin, i cili në fund pranoi se ishte ai autori i krimit. Kushërinjtë kanë qenë nën efektin alkoolit dhe pas një sherri për motive banale Zaka e qëlloi disa herë me thikë Murrizin duke e lënë të vdekur në vend.
Ai e varrosi djalin e hallës së tij në një përrua dhe më pas sajoi historinë se ai ishte vrarë nga persona të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY