Akuza për fshehje pasurie, Doshi: Ky hetim është tendencioz

Akuza për fshehje pasurie, Doshi: Ky hetim është tendencioz

104
0
Shares

Deputeti i Shkodrës Tom Doshi i shoqëruar nga avokati i tij ka deklaruar sot se akuza e dytë që ka ngritur ndaj tij Prokuroria është tendencioze dhe bëhet pikërisht në mes të fushatës zgjedhore.
Pasi doli nga Prokuroria, Doshi tha se në tre ditët e fundit, kur mbusheshin dy vjet nga hetimi i parë ndaj tij dhe çështja duhet të mbyllej, atij i bëhet thirrje në Prokurori me një akuzë të re, fshehje pasurie.
“Kjo dihet që ishte tendencioze, – tha Doshi. – U bënë dy vjet që nga nisja e hetimit të parë në qershor 2015 dhe pas 3 ditëve sipas ligjit, prokuroria duhet të mbyllte hetimet.
Kjo bëhet për zgjedhje. Por unë kam një mesazh edhe për elektoratin tim: Të rrijë i qetë se s’kam asgjë me ligjin. Unë do të vij në parlament prapë. Asgjë nuk më pengon, madje më rritet mbështetja më shumë dhe unë pretendoj të marr tre deputetë në Shkodër, jo një – se ardhja ime është e padiskutueshme. Unë mbështes kryeministrin Rama, asnjë ofertë tjetër nuk kam.”
Avokati i Doshit, Vladimir Meçe, sqaroi se “kemi një konflikt me Prokurorinë; Prokuroria thotë se nuk janë deklaruar disa mbetje në llogari, kur janë deklaruar qindra transferta. Shifrat e mbetjeve janë minimale në raport me milionat e deklaruara.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY