Durrës, deputeti i PD te tregu i qytetit, tregtari i tregon portofolin...

Durrës, deputeti i PD te tregu i qytetit, tregtari i tregon portofolin bosh

99
0
Shares

Oerd Bylykbashi, kreu i listës së kandidatëve të Durrësit për demokratët ishte në tregun e qytetit për takimet me tregtarët. Në tregun industrial, ata thonë se situata është dramatike. Fuqia blerëse e durrsakëve është e ulët, por dhe tregtarët e kanë të vështirë të sigurojnë një nivel minimal jetese për familjen e tyre, për shkak të taksave të larta.

“Në mesditë, shumica e tyre ende nuk kishte shitur asgjë. Ishte moment I dhimbshëm kur një prej tregtarëve, prind mbi 50-vjeçar, tregoi portofolin bosh”, tha Bylykbashi.

Demokratët premtuan ndryshim rrënjësor të gjendjes së tyre përmes programit ekonomik që ul maksimalisht taksat.

“U premtuam se do t’ua hiqnim qafe shtetin taksidar të Ramës dhe inspektorët e tij”, tha Bylykbashi. Sipas tij, vështirësi nga niveli i lartë fiskal dhe gjobat arbitrare, po kalon këto vite dhe biznesi fason në Durrës. Në kushte të vështira jetese janë dhe punonjëset, të cilët vërtetë kanë një punë, por pagesa është minimale. PD ka premtuar ulje të TVSH-së dhe taksë të sheshtë 9%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY