Stafi i burgut në Bielefeld të Gjermanisë janë shokuar mëngjesin e së martën, kur një i burgosur kishte kryer aktin e vetëvrasjes, kurse përpjekjet për ta shpëtuar kishin dështuar, shkruan “Bild.de”.
Në mëngjes në ora 6:15 është gjetur trupi i pajetë. Ai ishte i dënuar për shkaktim lëndimi të rëndë trupor dhe vjedhje dhe do të duhet të qëndronte në burg deri në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
Sipas menaxhmentit të burgut, ai ishte agresor ndaj stafit dhe të burgosurve tjerë, por nuk kishte shenja vetëvrasëse. Ai ishte varë me çarçafin e dollapit. Ai ishte 41-vjeçar nga Kosova.
Sipas “Bild” arsyeja që e ka shtyrë të bëjë vetëvrasje mund të lidhet me një gjykim familjar, pikërisht në këtë ditë. Mendohet të jetë divorci.
Kjo ishte vetëvrasja e parë këtë vit në Bielefeld. Më 2016 një i burgosur kishte bërë vetëvrasje. Në burgjet tjera janë regjistruar shumë raste të tilla në vitet e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/