Një 46-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes pasi akuzohet për “shkatërrim prone”. Ilir Rançi, banues në lagjen “Loni Dhamo”, ra në prangat e uniformave blu pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamat e sportelit të Postës Shqiptare Lushnje, dega Nr. 1, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasinIlir Rançi, 46 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje.
Arrestimi i këtij personi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, ka thyer xhamat e sportelit të Postës Shqiptare Lushnje, dega Nr. 1.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/