EMRI/ Vlorë, zbulohen 70 kg kanabis te shkallët e pallatit, arrestohet “transportuesi”

EMRI/ Vlorë, zbulohen 70 kg kanabis te shkallët e pallatit, arrestohet “transportuesi”

142
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka zbuluar 70 kg kanabis në sheshpushimin e një pallati dhe ka arrestuar një 24-vjeçar, Nikolas Toçaj, si personin që dyshohej se do ta transportonte.

Burimet zyrtare të Policisë vendore, sqaruan se, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pranë një marketi, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar dje, një sasi me lëndë narkotike në sheshpushimin e një pallati.

Lënda narkotike u gjet e vendosur në 4 qese të zeza plastike, të mbështjella me natriban ngjyrë kafe, e cila pas peshimit në total ka rezultuar prej 70 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Gjithashtu, në hyrjen e këtij pallati është gjetur dhe bllokuar një automjet tip furgon Ford, nën përdorimin e autorit të dyshuar, i cili dyshohet se mund të përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Nikolas Toçaj, në pallatin ku u gjet lënda narkotike si dhe u bë arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY