Një skandal më përmasa shqetësuese ka ndodhur te Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT). Skandali ka të bëjë me dëmtimin e dokumenteve dhe arkivit të këtij institucioni.
Shqetësimin e bëjnë të ditur, institucionet ligjzbatuese.
Për pasojë, mësohet se dje, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për J. S., vjeç 22 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, te Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, ka shkatërruar bravën e derës së arkivit, në zyrën e D. K., vjeç 37, banues në Tiranë.
Po punohet për kapjen e J. S., i cili akuzohet në bazë të nenit 150 i Kodit Penal. DRONI.al




