Kryetari i PD Lulzim Basha ka sulmuar ashpër sot ne Njësinë nr. 8 në Tiranë LSI-në. Ai tha se kjo e fundit e ka bërë të gjithë përpjekjen e vetë, pasi skllavëroi qytetarët me tesera partie, sikur të ishin triska buke.
“600 milionë euro i ndanë me CEZ, duke sjellë rritjen e çmimit të energjisë. LSI ka bërë të vetën duke skllavëruar me teserat e partisë si triskë bukë. Rroftë Tirona jonë e dashur, agjërim të lehtë, të pranuar, zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi se nuk do të ishte “kryeministër batutash apo estradash”, duke sulmuar kështu kreun aktual të qeverisë Edi Rama.
“Në këto 4 vite vetëm telenovelë ka bërë, batuta, estradë, telenovelë. Për të bërë urën nga bankat e universitetit tek tregu i punës. Është politikë e pastër ekonomike. Do konkurrojmë me këdo. Lufta ime e ditë për ditshme është të hap vende pune. Unë nuk do jem kryeministri i batutave dhe estradave, por i ekonomisë. Se ekonomia e fortë është baza për një të nesërme të sigurt.
Ekonomi e fortë është platforma numër 1 e Republikës së Re. Nuk do t’i bëjmë lekët rrush e kumbulla por do investojmë për qytetarët. Shkollat publike do të jenë fokusi kryesor. Nxënësve do t’u sigurohet dreka falas në çdo shkollë. Ky është modeli evropian që nxjerr fëmijë të përgatitur për tregun e punës në të ardhmen. Ju e dini që nuk jam njeri i lajkave dhe i fasadës. Edhe gratë e nënat tona nuk i nxjerr si fasadë, si manekinë, se ndihma e vërtetë për gratë është kur ndihmohen”, tha Basha.




