Paguajnë dy prostituta në Sarandë, dy shokët surprizohen më pas

Paguajnë dy prostituta në Sarandë, dy shokët surprizohen më pas

225
0
Shares

Policia ka përfunduar operacionine koduar “LADIES”, u finalizua me arrestimin e dy meshkujve dhe dy femrave që ushtronin prostitucion.
Sipas policisë në pranga u vunë shtetasit: B.M., 27 vjeç, banues në Tiranë. G.B., 32 vjeç, banues në Tiranë. A.I., 37 vjeçe, banuese në Sarandë (ushtronte prostitucion). D.B., 25 vjeçe, banuese në Berat (ushtronte prostitucion).
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët informojnë se në lagjen nr.1 Sarandë, janë kapur në flagrancë nga policia 4 shtetasit e mësipërm, duke ushtruar prostitucion në një banesë të përshtatur posaçërisht për kryerjen e kësaj veprimtarie.
Nga hetimet e kryera, dy shtetaset femra dyshohet se e ushtronin veprën penale të prostitucionit kundrejt pagesës 3000 lekë të rinj.
Vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Ushtrimi i Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY