Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha garanton: Rama jo më kryeministër, protesta nuk ndalet nga provokimet me Xhafajn

14/03/2017
Basha garanton: Rama jo më kryeministër, protesta nuk ndalet nga provokimet me Xhafajn
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokrati Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin “Studio e Hapur” në News 24, sqaroi me detaje pakënaqësinë e tij për njërin nga ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Rama.
Si më herët, Basha tha se zëvendësimi i Tahirit me Xhafën ishte një provokim, ndërsa nuk nguroi të rendisë rekordet e Xhafajt, të cilin e quajti vëllanë e një trafikanti droge dhe pinjoll të diktaturës.
Lulzim Basha sqaroi ndër të tjera edhe takimin me ambasadorin rus, i cili ishte interesuar për situatën politike në Shqipëri, duke shtuar se ky nuk është takimi i tij i vetëm me Karpushin.

Eni Vasili: Zoti Basha edhe pse dy anëtarë të qeverisë u larguan pse jeni sërish të pakënaqur?
Lulzim Basha:
Qytetarët u mblodhën në 18 shkurt për të larguar kabinetin Rama si kërcënimi kryesor për zgjedhe të lira dhe të ndershme, jo për eksponentë të caktuar. Kjo protestë jo vetëm nuk ndalet por do të vazhdojë, jo me Ramën kryeministër, jo më kabinetin Rama.

Eni Vasili: Ju e keni pranuar Fatmir Xhafajn si kryetar për reformën në drejtësi, nuk keni pasur kontestime pse e kontestoni tani që u bë ministër?
Lulzim Basha:
Nga mënyra si e the, po më bind sikur e kam emëruar unë kryetar tek ligjet. Ai është i emëruari i Ramës edhe tek ligjet edhe tek komisioni i reformës. E kemi treguar me gisht se ka zvarritur reformën për 1 vit e gjysmë i ka shërbyer axhendës së Ramës për të kapur drejtësinë, që të shmangë atë që ka thënë Ramë, nëse nuk fitojmë pushtetin ju të gjithë do jeni para drejtësisë. Për dy projektet që hodhi poshtë Venecia përgjegjës është Xhafa. Ai hodhi poshtë edhe paktin, marrëveshjen PS-PD dhe përjashtimin e opozitës nga reforma në drejtësi. Pra nuk kemi dhënë për të as dakordësi, as miratim. Ai është ekzekutuesi i axhendës së Ramës për reformën në drejtësi.

Eni Vasili: E quan provokacion?
Lulzim Basha:
Më keq se kaq, është si t’ju thuash shqiptarëve hoqa Tahirin dhe vura Xhafajn, vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge. Si mund të pranojnë shqiptarët për garanci të zgjedhjeve këtë figurë. Kjo qeveri ka rënë është shkërmoqur. Agron Xhafaj, vëllai i tij është përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Fatmir Xhafaj është një pinjoll i komunizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

13/05/2026
Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.