Përfundimtare, LSI nuk e donte këtë marrëveshje, dëgjoni edhe Monikën

Përfundimtare, LSI nuk e donte këtë marrëveshje, dëgjoni edhe Monikën

92
0
Shares

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar qartë marrëveshjen mes PS dhe PD duke e konsideruar atë një shtrëngim duarsh për interesat e ngushta të vetes, familjes dhe miqve të tyre.

Një natë pasi i shoqi i saj, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha se marrëveshja ishte njësoj si ajo e 2008 kundër partive të vogla, sot Kryemadhi ka qenë me e hapur dhe më e drejtëpërdrejtë.

Zyrtarja e lartë e LSI e ka shprehur pakënaqësinë e saj duke folur për “xha Bimin”, një punëtor i qeshur edhe pse rraskapitet gjithë ditën në punë.

“Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.

Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë.

Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë”, komenton Kryemadhi.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY