LAJMI I FUNDIT/Trazira në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, lojtarët sulmojnë arbitrin Salihi gris kartonin...

LAJMI I FUNDIT/Trazira në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, lojtarët sulmojnë arbitrin Salihi gris kartonin e kuq

53
0
Shares

Mijëra tifozë të Skënderbeut po gjëmojnë kundër arbitrit i cili sipas tyre po mban anën e Kukësit në ndeshjen që përcakton edhe fituesin kampionatit për këtë sezon.

Ndeshja që po luhet në Kukës është ndërprerë për dsia minuta pas incidenteve të njëpasnjëshme në fushë mes lojtarëve dhe arbitrit.

Pas kartonin të kuq të Micit në pjesën e parë dhe pas penalltisë në favor të Kukësit, lojtarët e Skënderbeut nuk janë përmbajtur më kur gjyqtari Enea Jorgji ka nxjerrë kartonin e verdhë për simulim ndaj Latifit që u pengua në zonën e Kukësit.

Lojtarët e Skënderbeut nuk janë përmbajtur dhe kanë sulmuar Jorgjin dhe ky i fundit ka nxjerrë të kuq për Osmanin dhe Salihin.

Sulmuesi shkodran i ka rrëmbyer kartonin nga dora dhe e ka grisur. Ndeshja është ndërprerë per disa minuta dhe ka nisur serish.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY