Maqedoni, pezullohen 15 policë, nuk e kryen detyrën e tyre për dhunën...

Maqedoni, pezullohen 15 policë, nuk e kryen detyrën e tyre për dhunën në Kuvend

50
0
Shares

Ministria e Brendshme konfirmon pezullimin e 15 policëve të cilët nuk e kanë kryer detyrën e tyre më 27 prill në Kuvend.
Raporti i Kontrollit të brendshëm ka konstatuar se 11 policë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe 4 policë të njësitit për intervenim të shpejtë, edhe pse kanë qenë në Kuvend më 27 prill dhe kanë vërejtur tensionimin e situatës, nuk kanë ndërmarr asnjë hap parandalues.
Sipas raportit në fjalë policët kanë neglizhuar hovin e dhunuesve, ndërsa më pas janë vërejtur duke u shëtitur nëpër korridoret e Kuvendit.
MPB ndaj 15 policëve ka ndërmarrë masa disiplinore dhe ka sjell vendim për pezullim të përkohshëm. Lidhur me këtë veprim të dikasterit të Brendshëm kanë reaguar nga Sindikata e policisë të cilët kërkuar qasje më serioze nga ministria e Brendshme pasi që sipas tyre më 27 prill policët e kanë pasur të vështirë të ballafaqohen me turmën.
Sipas tyre, mendimet e të gjithë policëve duhet të dëgjohen veç e veç dhe ministri i Brendshëm të mbaj llogari për vendimet e tij ndaj forcave të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY