SKANDALI/ Shukri Xhelili kërkesë Gjykatës: Dua pafajësi

SKANDALI/ Shukri Xhelili kërkesë Gjykatës: Dua pafajësi

266
0
Shares

Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i Dibrës, i shpallur fajtor në lidhje me përfshirjen e tij në një skandal seksual, është në përfundim të vuajtjes së dënimit.
Por ai nuk dorëzohet dhe këmbëngul në pretendimin për pafajësi.
Ish-zyrtari i lartë i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda, sipas të cilit u dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Në vendimin ndaj tij, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifikimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv…”. Burime pranë Gjykatës saktësuan se në rekurs Xhelili kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda dhe deklarimin e tij të pafajshëm. Nga ana tjetër, kundër vendimit të Apelit ka qenë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda, e cila po ashtu ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkon lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Burime zyrtare të Gjykatës së Lartë konfirmuan se dosja në fjalë është më 11 maj 2017 në kryesekretarinë e kësaj gjykate. Mësohet se relator i Kolegjit Penal që do të shqyrtojë këtë përballje gjyqësore është gjyqtari Tom Ndreca. Në ditët në vijim pritet të caktohet edhe seanca e parë e këtij gjykimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY