FOTO/ Korçë, antidroga sekuestron drogë në një lokal nate, 7 të arrestuar

FOTO/ Korçë, antidroga sekuestron drogë në një lokal nate, 7 të arrestuar

247
0
Shares

Janë sekuestruar 3 doza kokainë dhe 27 gram kanabis nga policia e Korçës. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe falë një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor, ku si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :
• Armando Kokot, 18 vjeç,
• Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)
• Leodin Rungo, 37 vjeç,
• Johan Mukollari, 42 vjeç,
• Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ”.
Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live, me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :
3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi.
Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i
shtetasve :
• Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale: “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Si dhe truprojes të sigurisë në këtë lokal shtetasit :
• Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale : “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” pasi dyshohet se ky i fundit ka njoftuar shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike . Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :
• E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale: “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët , si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore. Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtjeshme.

drogeee korcaaa

tavolina droge

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY