Gramsh, gjendet autori i bimëve narkotike në “Hijen e zezë”

Gramsh, gjendet autori i bimëve narkotike në “Hijen e zezë”

66
0
Shares

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Xhevahir Avdia, 25 vjeç banues në fsahtin Lubinje, Njësia Administrative Tunjë Gramsh.
Arrestimi i tij u bë si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i dyshuar i kultivimit të 46 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva të mbjella në Njësinë Administrative Tunjë, në vendin e quajtur “Hija e zezë” në një zonë të pyllëzuar në pronë publike pa pronarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY