Elineli e lë vetëm në skenë, ja si i përgjigjet Besa

Elineli e lë vetëm në skenë, ja si i përgjigjet Besa

52
0
Shares

Elinel dhe Besa sapo kanë publikuar këngën e tyre më të fundit. Performacën ekskluzive do ta jepnin në skenën e “The Voice”, por i pushtuar nga emocionet Elinel ndërpreu performancën e tij dhe e la Besën vetëm në skenë.
Në një postim në Instagram të shtunën, Elineli u kërkoi falje të gjithëve e veçanërisht Besës, që thotë se nuk i duket vetja i denjë për të ndarë skenën bashkë.
“Të gjithë juve që ju zhgënjeva, ju kërkoj ndjesën më të sinqertë, më së shumti Besës të cilën e braktisa në skenë në atë mënyrë. Për një moment nuk m’u duk vetja aq i denjë ta ndaja skenën me të. Është e vërtetë që supozohet të jem unë ai që dhuron emocione, mirëpo në këtë rast ndodhi e kundërta; ishin ato që më pushtuan mua.”
Besa reagoi përmes një komenti në këtë postim. Trajnerja e “The Voice” jo vetëm nuk e dënon, por shpreh mbështetjen më të madhe për bashkëpunëtorin e saj në të mirë e në të keq.
“Ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija, por ne duhet t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit.”, shkruan ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY