Kryeprokurori i Turqisë në Shqipëri, në kërkim të organizatorëve të grushtit të...

Kryeprokurori i Turqisë në Shqipëri, në kërkim të organizatorëve të grushtit të shtetit

49
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë Mehmet Akarca ka kërkuar bashkëpunimin e Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare dhe institucioneve të tjera ligjbatuese për të identifikuar disa persona që janë të përfshirë në grushtin e shtetit që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016.
Gjatë një vizite në Tiranë me ftesë të kryeprokurorit Adriatik Llalla, kryeprokurori turk thotë se ka dyshime që disa prej organizatorëve të grushtit të shtetit në Turqi fshihen në vendin tonë.
Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal e më gjerë.
Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.
Llalla i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.
Akarca gjendet në Tiranë, me ftesë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila organizon një Konferencë Ndërkombëtare me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY