VIDEO/ Vlorë, seri shpërthimesh të fuqishme në qytet

VIDEO/ Vlorë, seri shpërthimesh të fuqishme në qytet

42
0
Shares

Një seri shpërthimesh të fuqishme kanë ndodhur këtë të diel në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.
Një transformator ka marrë flakë dhe shkëndijat elektrike kanë shpërthyer duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe të frikshme.
Të gjithë banorët e kësaj lagje në Skelë të Vlorës janë shqetësuar tej mase, pasi shkëndijat e forta elektrike lehtësisht mund të marrin jetë njerëzish.
Transformatori i energjisë elektrike ndodhet në mes të dy pallateve të banuara dhe ka shpërthyer duke vënë në rrezik shumë persona. Njëri prej qytetarëve është shprehur për JOQ, se kabulli që vinte nga transformatori ishte i pa izoluar dhe ka rënë në tokën e lagur nga shirat.
“Këto kabullat që lë ky shtet sheshit marrin jetë njerëzish. Ndodh në lagjen “Pavarësia”, në Skelë. Policia dhe zjarrfikësja nuk përgjigjeshin”, thonë banorët. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY