DETAJE/ Biznesmenit i vjedhin milionat, kurthi dhe mashtrimi që tre shokët i...

DETAJE/ Biznesmenit i vjedhin milionat, kurthi dhe mashtrimi që tre shokët i bënë djalit të tij

61
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia e Fierit ndaloi sot, një ditë pas ngjarjes një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për vjedhjen e 4 milionë lekë (të reja) në një banesë në qytetin e Fierit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan Aris Zhavari, 22 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier. Ndalimi i tij u bë pasi më datën 20. 05. 2017, në bashkëpunim me S. K., 15 vjeç (i cili u ndalua dje) dhe me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur shumën prej 4 milionë lekë (të reja) në banesën e D. L., 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Ngjarja
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një i mitur, vetëm 15 vjeç, së bashku me shokët e tij, dyshohet se kanë bastisur arkën financiare të një biznesmeni.
Ka qenë vetë kryefamiljari i dëmtuar ai që ka bërë denoncimin, ndërsa blutë kanë vënë në hetim tre të mitur.
Burime nga hetimi tregojnë se fëmija i biznesmenit, bashkëmoshatar me autorët e grabitjes, kishte biseduar herë pas here se familja e tij ishte e pasur dhe në shtëpi mbanin shuma të mëdha lekësh.
Tre autorët dyshohet se i kanë kërkuar djalit të biznesmenit që të luanin në shtëpinë e tij “Playstation”, me synimin për të grabitur paratë. Ndërsa njëri luante me djalin e biznesmenit, dy të tjerët kanë kërkuar nëpër shtëpi derisa kanë gjetur vendin ku fshiheshin paratë.
Pasi kanë marrë lekët, ata janë larguar me kujdes. Në fillim dy të parët dhe më vonë tjetri, por fëmija i shtëpisë duket se nuk ka kuptuar asgjë nga gjithë çfarë ka ndodhur.

Hetimet
Hetuesit dyshojnë se tre fëmijët e mitur e kanë mashtruar moshatarin e tyre duke i bërë biseda të ndryshme për t’i tërhequr vëmendjen, ndërsa kanë gjetur justifikim se po largoheshin me nxitim për shkak se prindërit po i kërkonin.
Policia pas denoncimit ka marrë në pyetje fillimisht djalin e biznesmenit, por ky i fundit ka thënë se nuk ka kuptuar asgjë, ndërsa është shfaqur i çuditur për këtë ngjarje.
Nga ana tjetër, gjatë marrjes në pyetje të autorit të dyshuar S. K., 15 vjeç, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen dhe madje ka mohuar të ketë qenë në shtëpinë e fqinjit të tij ku ndodhi vjedhja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY